Koordinatorja politike për Diasporën e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ditën e djeshme ka zhvilluar një takim entuziast me shqiptarët e Bremenit, në Gjermani.
Në postimin e saj në Facebook, Topalli shprehet se diaspora ka fuqinë të përmbysë korrupsionin dhe të hapë një kapitulli të ri për Shqipërinë.
“Në Bremen, mes shqiptarëve të jashtëzakonshëm që me punë dhe përkushtim ia kanë dalë në emigracion, por që zemrën e kanë gjithmonë në atdhe. Një takim i ngrohtë, plot emocione dhe dashuri për Shqipërinë. Bashkë për të mos e lënë vendin tonë në harresë! #Diaspora #ShqiptarëtNëBotë #BashkëPërShqipërinë” Diaspora eshtë fuqia e permbysjes se korrupsionit dhe e hapjes se nje kapitulli per nje Shqipëri te drejte.
Faleminderit Enea Bardhaj per organizimin e ketij takimi kaq te ngrohte e te vecante.
Faleminderit te gjithe motrave e vellerve shqiptare qe bene edhe 350 km me ardh ne takim ne Bremen.
Zoti bekofte familjet tuaja.”, shkruan Topalli.