Veliaj është në një gjendje të rënduar psikologjike në qelinë e burgut të Durrësit. I mësuar të jetojë një jetë luksi dhe me udhëtime të shumta, mbyllja në qeli e ka rënduar situatën nga ana psikologjike.
Kjo vërehet edhe në postimet e shpeshta që ai bën nga burgu. I ngjajnë reagimeve të një fëmije të qan, ulëret dhe shan. Nuk thotë asgjë që të ketë një thelb politik, apo një mbrojtje dinjitoze për akuzat që ai akuzohet.
Në më të shumtën e postimeve ai gënjen duke i bërë krejt të pavlera reagimet e tij dhe këto gënjeshtra publike të një njeriu që deri dje konsiderohej mjaft i rëndësishëm politikisht tregojnë se ai ka humbur ekuilibrat mendorë.
Edhe burime nga burgu flasin për sjellje të pakontrolluara të tij. Përjetimi i privimit nga liria e ka tjetërsuar atë. Ai është braktisur dhe kjo e bën atë që ta përjetojë akoma më keq burgun.