“Zhdukja e Ervis Martinajt, vrasje shtetërore e paralajmëruar nga Rama”, deklarata e Berishës

Kryetari I PD, Sali Berisha ka deklaruar sot se zhdukja e Ervis Martinajt është një vrasje shtetërore. “Përderisa atij nuk i gjendet trupi dhe u paralajmërua nga Rama, atëhere kjo tregon se kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore”, tha Brisha.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshkruar takimet e tij në Greqi dhe Itali si të mbushur me energji dhe optimizëm. Gjatë këtyre vizitave, ai theksoi se udhëtimi në diasporë ishte një udhëtim për të prekur sakrificat dhe vuajtjet e shqiptarëve jashtë atdheut, por gjithashtu edhe një mundësi për të ndërtuar ëndrrën e tyre.

Berisha nënvizoi mbështetjen e gjerë dhe entuziazmin e qytetarëve shqiptarë, duke i konsideruar ato takime si një hap drejt fitores për Partinë Demokratike.

Ai theksoi gjithashtu se Edi Rama ishte parë si një rrezik për kombin, duke u përpjekur të shtrijë ndikimin e tij në diasporë. Berisha shprehu besimin se më 11 maj, PD do të arrijë një fitore të thellë.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …