24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor, Rama i merr në mbrojtje: Pa Gjyq!

GJKKO ka vendosur 24 masa sigurie ndaj anëtarëve të stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, pas një hetimi të zhvilluar nga SPAK.

Burimet mediatike bëjnë me dije se 5 masa janë ‘arrest me burg’, 10 ‘arrest shtëpie’ dhe 9 të tjera ‘detyrim paraqitjeje’.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare për operacionin e SPAK, ndërsa burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për abuzim me tendera. Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit.

Masat janë firmosur nga dy prokurorët, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Mes të arrestuarve janë, Eduart Terthorja, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike në universitet dhe Amarildo Lleshi drejtor i prokurimeve publike në universitet, Mehmet Qoshja, specialist për fondet. Ndërsa Pirro Zogu, që rezulton se jeton jashtë vendit, është shpallur në kërkim.

Për dy zëvendësrektorët, Ilir Kapajn dhe Romina Koton, është caktuar masa detyrim paraqitje.

Sipas SPAK, dyshohet se ata janë përfshirë në tenderë të ndryshëm dhe akuzohen për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.

Një pjesë e EMRAVE për masat e lëshuara:

Arrest me burg:
Edmond Tërthorja, administratori
Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT
Mehmet Qoshja,
Altin Murto,
Piro Zoga,

Arrest në shtëpi:
Agim Sefa,
Arjan Buliqi,
Serafin Skënderi
Ilir Kusi
Dritan Laçi
Azem Parllaku
Artur Koleci
Radion Dhromi
Blenard Spaho
Tedi Proda

Rama: 24 masa sigurie pa gjyq, rektori flet nesër në grupin e PS

“Masa sigurie pa gjyq”, kështu i cilëson kryeministri Edi Rama arrestimet e bëra me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme në Universitetin Bujqësor.

Kreu i Qeverisë njofton kërkesën e rektorit Fatbardh Sallaku për t’u dëgjuar para Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Rama thotë se rektori i UBT-së nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, por do të flasë “për një keqkuptim shumë të madh”.

“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë 2030”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

About Redaksia

Check Also

Kandidati për deputet i PS në Korçë kapet në orët e vona duke blerë vota

Një qytetar nga Korça ka dërguar një denoncim pranë redaksisë sonë, ku pretendon për një …