Video/ Denoncimi: Zjarri në Bashki për zhdukjen e provave ndaj Veliajt, dosjet po largohen me kamion

Avokatja Adrijna Kalaja, në një video të publikuar në Facebook ka denoncuar skandalin e radhës në Bashkinë e Tiranës, disa ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj.

Në videon e publikuar nga Kalaja, përpara bashkisë së Tiranës një mjet (kamion) ka zbarkuar për të mbledhur qindra dosje me dokumente që i përkasin bashkisë.

Nuk dihet ende nëse këta dokumente i përkasin do të përdoren nga grupit hetimor apo kryebashkiaku Veliaj po vijon me fshehjen e këtyre provave.

Denoncimi i Adrijana Kalasë

Erion Veliaj vijon prishjen dhe manipulimin e provave. Ku po shkojnë këto dosje?

I bëj thirrje prokurorëve të çështjes, i bëj thirrje Olsi Dados dhe Dumanit të marrin masa të menjëhershme se  çfarë janë këto dosje, ku po shkojnë dhe çfarë kërkojnë të fshehin.

Shikojini të dashur miq, nodhemi te Bashkia Tiranë, shihni dhe mjetin i cili nuk ka asnjë logo që i kujt institucioni nën varësinë e bashkisë është ky mjet.

Shikoni se si po transportohen dosje pafund nga bashkia Tiranë, ku i lutem prokurorisë së posaçme të paraqitet të paraitet në Bashkinë Tiranë se kush janë këto.

Ndërkohë që Erion Veliaj është nën masën e arretsit me burg,  këta mësyjnë për të zhdukur provat.

Ky është mjeti në varësi të bashkisë Tiranë që po bëjën transportimin e këtyre dosjeve.

Ligji e përcakton saktë se si  është marrja në dorëzim e materialeve që mund të ndikojnë në procesin hetimor e në këtë rast ju e dini mirë se Veliaj po fsheh provat sepse vetëm këtë di të bëjë.

Është shumë e rëndësishme që SPAK urgjent të vijë të bëjë inventarin lidhur me provat që administron Bashkia Tiranë, por sidomos me këto provat që po meren sot.

About Redaksia

Check Also

Skemë gjigante mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve

Nga Klodian Tomorri Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë …