Skandali/Veliaj zhduk dosjet e vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës me kamion

Avokatja Adrajna Kalaja, në një video të publikuar në Facebook ka denoncuar skandalin e radhës në Bashkinë e Tiranës, disa ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj.

Në videon e publikuar nga Kalaja, përpara Bashkisë së Tiranës një mjet (kamion) ka zbarkuar për të mbledhur qindra dosje me dokumente që i përkasin bashkisë.

Erion Veliaj vijon prishjen dhe manipulimin e provave. Ku po shkojnë këto dosje?

I bëj thirrje prokurorëve të çështjes, i bëj thirrje Olsi Dados dhe Altin Dumanit të marrin masa të menjëhershme se çfarë janë këto dosje, ku po shkojnë dhe çfarë kërkojnë të fshehin.

Shikojini të dashur miq, ndodhemi te Bashkia e Tiranës, shihni dhe mjetin, i cili nuk ka asnjë logo që i kujt institucioni nën varësinë e bashkisë është ky mjet.

Shikoni se si po transportohen dosje pafund nga Bashkia e Tiranës, ku i lutem prokurorisë së posaçme të paraqitet në Bashkinë e Tiranës se kush janë këto.

Ndërkohë që Erion Veliaj është nën masën e arrestit me burg,  këta mësyjnë për të zhdukur provat.

Ky është mjeti në varësi të Bashkisë së Tiranës që po bëjën transportimin e këtyre dosjeve.

Ligji e përcakton saktë se si është marrja në dorëzim e materialeve që mund të ndikojnë në procesin hetimor, e në këtë rast ju e dini mirë se Veliaj po fsheh provat, sepse vetëm këtë di të bëjë.

Është shumë e rëndësishme që SPAK urgjent të vijë të bëjë inventarin lidhur me provat që administron Bashkia e Tiranës, por sidomos me këto provat që po meren sot’.

About Krye Redaktor

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …