Akuza në Kongres: USAID financoi terrorizmin, burgosi Berishën, anulloi zgjedhjet në Rumani, financoi luftën civile në Siri …

Tyler O’Neil

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka lidhje shqetësuese me rrjetin e parave të errëta të së majtës, i cili nxiti një fushatë ndikimi në administratën Biden. USAID është bërë me të drejtë prova kryesore e shkeljeve, mashtrimeve të mundshme dhe abuzimit të taksapaguesve amerikanë nën vëzhgimin e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).

DOGE ka theksuar se si USAID shpenzoi miliona për të mbështetur ideologjinë marksiste të “diversitetit, barazisë dhe përfshirjes”; ortodoksinë e padrejtë dhe përçarëse transgjinore; dhe lëvizjen alarmante të klimës.

Shembujt përfshijnë 1.5 milionë dollarë për “përparimin e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në vendet e punës të Serbisë”; 26 milionë dollarë për “përparimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjes sociale të personave lezbike, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë, queer dhe interseks (LGBTQI+) në Guatemalë dhe 250 milionë dollarë që synojnë të “mobilizojnë 2.5 miliardë dollarë në investime publike dhe private për klimën deri në vitin 2030”. Disa nga këto grante mund të minojnë pozitën e Amerikës në botë – duke dëmtuar qëllimin e USAID-it.

Shpenzimet e USAID-it janë përputhur prej kohësh me ato të miliarderit hungarez amerikan, George Soros, dhe të tjerëve në rrjetin e parave të errëta të së majtës, dhe kjo nuk është rastësi.

Në vitin 2001, rrjeti i fondacioneve Soros e renditi USAID-in në mesin e “partnerëve donatorë” së bashku me agjencitë e tjera të ndihmës qeveritare në vende si Britania, Kanadaja, Holanda, Zvicra, Gjermania dhe Austria.

Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i cili liston si donatorë Fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USAID-in, ka sulmuar kritikët e Sorosit duke thënë se kjo është një “kryqëzatë kundër Sorosit”. Kongresmeni Chris Smith, senatori Mike Lee, dhe Mike Gonzalez, një bashkëpunëtor i lartë në ‘The Heritage Foundation’ kanë vënë theksin tek përpjekjet e Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur në shtetin evropian të Maqedonisë”-tha ai.

Kësaj çështje i bëri jehonë edhe kongresistja e njohur amerikane, Marjorie Taylor Greene, që bashkëdrejton këtë komision.

Ajo ngriti pyetjen se përse USAID dhe taksapaguesit amerikanë duhet të financonin përndjekjen e liderit opozitar

Populli amerikan nuk dëshiron të të vazhdojë të financojë këto fushata propagandistike, ndryshime regjimesh, terroristët, iniciativat e LGBTQ dhe të tjera iniciativa globaliste të demokratëve.

Por edhe nëse njerëzit duan të vazhdojnë të mbështesin këto kauza, gjejeni pak, ata mund t’i mbështesin ato me paratë e tyre përmes donacioneve private.

Për shkak se realiteti është se ne jemi të falimentuar. Nëse qeveria amerikane do funksiononte si çdo biznes privat, çka duhet ta bëjë në fakt, do kishte falimentuar plotësisht.

Vitin e shkuar shpenzuam thuajse 2 trilion dollarë më shumë nga sa morëm. Qeveria amerikane nuk është organizatë bamirëse që duhet të përdoret dhe abuzohet nga burokracia për të implementuar axhendën e të majtës ekstreme dhe për ta imponuar në mbarë botën.

Edhe njëherë, 96 përqind e të gjithë kontributeve politike të punonjësve të USAID, shkojnë për kandidatët e Partisë Demokratike. Prandaj po i dëgjojmë këto ankesa.

Dera e hapur mes punonjësve të USAID dhe OJQ-ve që morën fondet e USAID është e pamohueshme.

Ndoshta ne duhet të marrin në konsideratë nëse fondet e USAID janë rikthyer në fushatat e demokratëve dhe kanë ndikuar zgjedhjet.

Pyetjet e vërteta, përgjigjet e të cilave duhet t’i dinë qytetarët amerikanë, janë këto:

Pse po financojmë 9 nga 10 media në Ukrainë?

Pse ish-administratorja e USAID, Samantha Power, po vizitonte Hungarinë me qëllimin e forcimit të institucioneve demokratike, kur Hungaria është një vend thellësisht demokratik dhe anëtare e BE dhe NATO-s?

Pse USAID po financonte programe të përbashkëta me fondacionet e Sorosit për të promovuar axhenda radikale sociale në botën në zhvillim?

Pse USAID është përfshirë në anulimin e zgjedhjeve në Rumani?

Pse USAID është përfshirë në financimin e ndryshimeve gjyqësore në Shqipëri që rezultuan në përndjekjen e liderit të opozitës shqiptare?

Pse USAID po financon ligje censure në Brazil për të heshtur Bolsonaron?

Pse USAID po financon luftën civile në Siri?

Ajo që kemi mësuar këtu është se USAID është përdorur si mjet nga demokratët për të bërë lavazh truri në mbarë botën me propagandë globaliste, për të imponuar ndryshime regjimesh në mbarë botën.

Por, nëse USAID financoi terrorizmin që rezultoi në vdekjen e amerikanëve, ky komitet do bëjë padi penale.

E fundit, nëse ky është financimi që është bërë nga USAID, ajo duhet zhbërë.

About Krye Redaktor

Check Also

Mbyllja e Tik-Tokut një agjendë e pastër sorosiane

Nga Ndriçim KULLA Këtu në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë koha ecën ndryshe nga koha e lirisë …