Në Kongresin amerikan, një investigim i zyrtarëve të Departamentit të drejtuar nga Elon Musk është shndërruar në të vërtetë në një gjyq publik ndaj USAID, Delina Ficos dhe në të vërtetë vetë Ramës për burgosjes e liderit të opozitës, Sali Berisha.
Departamenti i Eficencës së Qeverisë në SHBA, i drejtuar nga i besuari i Trump, Elon Musk, ka zhvilluar një seancë dëgjimore për atë që ata e cilësojnë si shpërdorimi i parave të USAID nëpër botë për të ndikuar interesat amerikane. Në seancën e gjatë më shumë se dy orë ku raportojnë zyrtarë të DOGE, përmendet në dy raste edhe Shqipëria.
“Fondacioni Shoqëria e Hapur i Soros dhe USAID financuan së bashku Institutin Lindje Perëndim. Mes gjërave të tjera, instituti prezantoi ndryshime në sistemin e gjykatave në Shqipëri që ndër të tjera rezultoi edhe në burgosjen e liderit të opozitës, Sali Berisha dhe asgjësimin e oponencës së kryeministrit socialist Edi Rama”, thotë një prej raportuesve.
Kujtojmë që në Institutin Lindje Perëndim drejtoreshë e programit të Shoqërisë Civile është Delina Fico, ish-partnerja e kryeministrit Edi Rama.
Ajo është akuzuar ditë më parë edhe nga Sali Berisha për përvetësim të fondeve të USAID për të ndikuar reformën në sistemin e drejtësisë dhe për të goditur opozitën.
Në vijim të këtij raportimi, një tjetër përfaqësues e DOGE në këtë komitet, Marjorie Taylor Greene shtron pyetjen: “Pse USAID është i përfshirë në financimin e ndryshimeve gjyqësore në Shqipëri, që rezultuan në burgosjen e liderit të opozitës në Shqipëri?”
Admnistrata e re e Donald Trump bllokoi fondet e USAID dhe po kryen një verifikim të gjerë të të gjitha programeve, ku nga raportimet e deritanishme janë konstatuar shpërdorime të shumta të parave të taksapaguesve amerikanë.
Nga ndihma amerikane përmes USAID në Shqipëri përfitonin edhe SPAK. Ambasada amerikane në Shqipëri njoftoi disa javë më parë zyrtarisht ndërprerjen e ndihmës përmes USAID. Në videon më poshtë mund të ndiqni të plotë diskutimin e bërë në Washington për këtë cështje.