Një dëshmi shumë e rëndësishme është bërë sot në Kongresin Amerikan, gjatë seancës së Komisionit për Mbikëqyrjen dhe Reformimin e Qeverisjes. Gazetari investigativ Tyler O’Neil ka zbuluar se paratë e USAID janë përdorur për të ndihmuar organizata që kanë pasur për qëllim persekutimin e liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha.
Në mes të këtij skandali, emri i gruas së Lulzim Bashës, Aurela Basha, është shfaqur si një pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në një nga organizatat që ka përfituar miliona dollarë fornde nga USAID për një qëllim të vetëm, persekutimin e Sali Berishës.
Aurela Basha ka qenë drejtuese e programeve në East West Management Institute, një organizatë që ka marrë 31.2 milionë dollarë nga USAID dhe ka pasur rol në implementimin e ndryshimeve të diskutueshme ligjore në Shqipëri. Ky institut është akuzuar për rolin e tij në përpjekjet për të minuar opozitën dhe për të persekutuar Berishën, duke i mbyllur gojën si kundërshtar të kryeministrit socialist.
Aurela Basha, si një person i angazhuar në një pozicion të tillë, ka kontribuar drejtpërdrejt në një përpjekje për të mbyllur gojën e opozitës dhe për të favorizuar interesat e Qeverisë Socialiste, duke përdorur mundësitë e financimeve të huaja.
Në këtë kontekst, veprimet e familjes Basha janë një shembull i pastër i koordinimit dhe bashkëpunimit të tyre me Ramën e Sorosin kundër PD dhe Berishës.