Tjetër “5D”/ Vangjeli: Drejtori juridik i Veliajt përfitoi përmes vëllait përmbarues 6.3 mln euro

PD zbuloi një tjetër skemë 5D në Bashkinë e Tiranës, kësaj radhe me shkarkimet e punonjësve të kësaj bashkie për të mbylluar aferën që bënte drejtori juridik i këtij institucioni, Alban Dokushi me të vëllain përmbares, Besnikm Dokushi, por kryebashkiaku Erion Veliaj, tashmë në qeli, kishte paditur në gjykatë për shpifje, zëdhënësen e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli për denoncimin publik të këtij skandali.

Në një deklaratë për mediat nga Dhoma Penale pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranës, Vangjeli tha se, ishte Veliaj që bëri kallëzimin për shpifje pas denoncimit të PD.

“Para disa kohësh kemi denoncuiar një aferë ku drejtori juridik i Bashkisë Tiranë në atë kohë, Alban Dokushi përmes vëllait të tij, përmbaryes gjyqësor ka përfituar 6.3 mln euro për personat që kanë zgjidhur kontratat e punës. Veliaj ka bërë kallëzim për shpifje, pasi pretendonte se situata nuk ishte ashtu siç ishte planifikuar”, u shpreh Vangjeli.

Mbrojtësja ligjore e Vangjelit, Adriana Kalaja tha se skema e ngritur nga drejtori juridik i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi për largimet nga puna të punonjësve, ishte e mirëmenduar, për shkak se ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të fituara nga punonjësit, e bënte direkt zyra përmbarimore e të vëllait, Besnik Dokushi.

“Largoheshin punonjës nga puna dhe i dërgonte dhe i ndihmonte vetë bashkia që këta punonjës të fitonin gjyqin në Gjykatë e më pas, vendimet e fituara ekzekutoheshin nga Alban Dokushi, në zyrën private të të vëllait Besnik Dokushi, për të cilin ne e kemi bërë publike dhe niptin dhe transaksionet që shkojnë sot në dëm të buxhetit të Bashkisë së Tiranës  në shumën prej 6.3 mln euro”, thejsoi avokatja Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lista e hapur është bërë me më të shquarit e komunitetit! Do të doja që secili të ishte në listën e mbyllur

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur edhe te lista e hapur e PD-së, duke …