Zhulali: E gjithë piraminda drejtuese e bashkisë është e përfshirë në korrupsion të organizuar!

Anëtarja e këshillit bashkiak të Tiranës nga PD, Ilda Zhulali, foli në konferencën për media e cila po zhvillohet ditën e sotme nga këshilltarët bashkiakë të opozitës. Ajo i bëri thirrje çdo këshilltari bashkiak të luftojë korrupsionin dhe të çrrënjosim këtë model qeverisës, sepse Tirana meriton më shumë.

“Do të përfitoja nga ky rast për t’i bërë një thirrje publike të gjithë anëtarëve të këshillit bashkiak të Tiranës. Ne e morëm nismën si PD, si grup këshilltar i PD kemi pasur mbështetje edhe nga grupi i këshilltarëve të PL. Shkarkimi i Erion Veliaj nuk shtë një çështje partiake, por detyrim qytetar dhe përgjiegjësi politike, morale e çdo këshilltari bashkiak të Tiranës. Mos të harrojmë që Erion Veliaj, jo vetëm është sot në qeli, ka kryër korrupsion madhor, ka bërë shpërdorimin e detyrës.

Duhet të mos harrojmë që ka 3 detorë të tjerë kryesor të cilët po ashtu janë të arrestuar, shumë të tjerë që janë nën hetim me masa shtrënguese ose jo. Të gjithë piraminda drejtuese e bashkisë Tiranë, është e përfshirë në korrupsion të organizuar. Ky model qeverisje duhet të çrrënjoset Tirana meriton më shumë. Çdo këshilltar bashkiak duhet të luftojë korrupsionin”, tha Zhulali.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lista e hapur është bërë me më të shquarit e komunitetit! Do të doja që secili të ishte në listën e mbyllur

Kretari i PD, Sali Berisha është ndalur edhe te lista e hapur e PD-së, duke …