Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur live në një lidhje me telefon në Çim Peka Live në SYRI TV, akuzave të analistit Baton Haxhiu, se ish-numri 2 i qeverisë është pyetur nga SPAK para shkarkimit nga kryeministri Edi Rama.
Ahmetaj i theksoi Haxhiut se nuk duhet të gënjejë edhe pse e ka mik Ramën, pasi ai nuk është pyetur asnjë herë nga ndonjë njeri deri ditën e qershorit të 2023-shit.
‘Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershor i 2023. E dyta gjërat ndodhën në mënyrë simbolike dhe ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar dhe i dridhej dora dhe zëri kreut të organizatës se donte të më bënte simbolikë, iku Meta iku dhe ky që i ka dhënë dosjen.