Kallëzohet kryebashkiaku i Elbasanit/ Kalaja: SPAK të tregojë se e ka seriozisht hetimin e krimit zgjedhor!

Kandidati i PD për Primaret, Bledi Himçi, i shoqëruar dhe nga Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja kanë depozituar në SPAK, një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja.

Kallëzimi vjen në një kohë kur po afrohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, për të cilën zyrtarët e PD, e akuzojnë Llatjan se po favorizon PS, ndërsa i kërkuan SPAK që ta hetojë kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja për krim zgjedhor.

Sipas Himçit janë punësuar disa persona si tek pyjet dhe shërbimet e fshatrave, për të cilët ka dyshime se janë punësuar në mënyrë fiktive

Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja tha se i takon SPAK të tregojë se e ka seriozisht hetimin e krimit zgjedhor, pas ngritjes së Task-Forcës në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të zgjedhjeve parmalentare të 11 majit.

Edhe ky kallëzim i sotëm është një shans në duart e SPAK dhe Altin Dumanit, që Task-Forca është ngritur seriozisht për hetimin ndaj krimit zgjedhor. Do vijojmë me denoncimin e krimit zghjedhor”, u shpreh ndër të tjera Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …