Paloka: Rama përpara të fortëve tërhiqet zvarrë! E mbani mend kur i përkulej Fatos Nanos

Gjatë seancës plenare kreu i këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka deklaroi duke ju përgjigjur Ballës sse perceptimi i krenarisë për disa njerëz këtu është i ndryshëm nga ai i njërëzve normalë.

Edi Paloka: Në fshatin e njërit prej këtyre ishin përhap thashetheme që ky lideri nuk ishte i biri i babait të vet por i Sekretarit të Partisë. Thashetheme, mund të ishin të vërteta ose jo, këtë unë nuk e them dot. Por çfarë ndodhi kur e mori vesh i zoti i punës. Çdo njeri normal do fyhej, do protestonte, do reagonte keq apo jo. Kurse ky tjetri, jo vetëm nuk u fye, por u ndje krenar që nuk ishte i biri i spiunit të fshatit por ishte kopili i Sekretarit të Partisë. U ndje krenar, kështu që kjo çështja e krenarisë, varet si e percepton.

Unë kisha vendosur të mos flisja në këtë parlament sepse në fakt unë nuk e konsideroj parlament por meqë shumë gjëra po ndryshojnë, vetë Edi Rama ka ndryshuar qëndrim për Trump, për drejtësinë. Velina e bashkisë ka ndryshuar qëndrim për kolegët e SPAK. Kështu që thashë po e ndryshoj edhe unë qëndrimin tim që prapë parlament nuk kthehet.

E dëgjuat Ramën dje se si bërtiste i revoltuar se qenkan arrestuar nja 20 veta për 300 mijë euro… Po e mbani mend ku ky ulërinte e kërcënonte gjyqtarët e mori në telefon gjyqtaren e i tha të pres këmbët. Sepse kishte liruar nga burgu nje nënë pa burrë që e kishin arrestuar se nuk kishte paguar 20 mijë lekë të energjisë elektrike.

Ulërinte këtu, në burg ata që nuk kanë paguar energjinë elektrike.

Pra kur ndryshon qëndrim Rama pse të mos ndryshojmë edhe ne.

Në fakt ne ndryshe nga Rama kemi një të mirë. Rama përpara të fortëve tërhiqet zvarrë. E mbani mend kur i përkulej Fatos Nanos. Dhe sapo merr pak pushtete kërkon ti shkelë më këmbë ata që ka poshtë.

Një këshillë e kam për patronazhistët. E shof që Rama përpiqet tu japë zemër. Në fakt patronazhistët ne dikur i kemi quajtur fuksa, spiunonin ke kishin inat. Këta janë patronazhistëtm por hoqën kusuret.

Për këta patronazhistët e Rmës, mos dëgjoni Ramën se ai nuk, mbron dot veten. E jo më juve. Mos dëgjoni këtë që ju thonë të shkelni ligjin, të abuzoni që të rrijë Rama në pushtet. Beni si ata socialistë e ndershëm që po kthehen. Mos e shkelni ligjin se ka qejf Rama të udhëtojë me çareter apo që Ajola, apo ajolat të blejnë brekë 800 mijë Euro. Rama do ikë ju do paguani kusuret.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …