Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, foli sot për fushatën e PS-së dhe të PD-së në diasporë, specifikisht në Greqi. I ftuar në emisionin Log, Boçi tha se Rama në Athinë ka bërë koncerte tallava. Sipas tij, Berisha ka bërë një takim serioz me shqiptarët në Greqi, duke kërkuar ndryshimin e situatës në vendin fqinj.
“Rama bëri koncerte tallava. Berisha bëri një takim serioz me shqiptarët në emigracion në Athinë, kishte brenda sinqeritet dhe komunikim të pastër politik.
Ai ishte takim me emigrantët dhe vota e tyre ishte për ta shpëtuar Shqipërinë. Marrëdhëniet me Greqinë mos na i fusni në kalendat greke. Berisha foli për marrëveshjen e detit, që nuk është zgjidhur”, tha Boçi.