Pastruesi që u bë biznesmen nga Veliaj paraqitet në GJKKO

Pastruesi biznesmen, Sokol Kryeziu, pjesë e dosjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, është paraqitur në GJKKO.

Mësohet se biznesmeni është njohur me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij.

Sokol Kryeziu u paraqit ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme pasi ka qenë jashtë vendit.

Biznesmeni i kompanisë “Gerard-A” është pjesë e dosjes së Erion Veliajt. Ai ka blerë 50 milionë lekë piktura pranë “NAN Gallery”, që kontrollohet nga Ajola Xoxa, ndërsa më herët ka qenë një fshesar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit, punëtor ngarkim-shkarkimi apo faturino.

About Redaksia

Check Also

“Dhomë torture si e Gestapos brenda ministrisë”, Ivi Kaso: Kemi evidentuar rreth 1 mijë të ndaluar në protesta

Deputeti i PD, Ivi Kaso, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit për …