Berisha: Në Skap gjeta ish-xhelatin e Sigurimit që po merrte një strajcë me para nga Benet Beci

Kryetari i PD, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK tha para gazetarëve se, brenda ka gjetur ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja që po merrte një strajcë me para nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.

“Aty gjeta ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, që po merrte një strajcë me pare nga Benet Beci dhe po pinin një kafe shtruar.

Gjeta kurban Etjenin e Fatmir Xhafës, kurban të marrëveshjes Rama-Dumani. Sepse Etjeni e shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet më Skapi pa autorizimin e plotë të Edi Ramës”, tha Berisha.

Benet Beci është nën hetim nga SPAK-u pas fakteve dhe provave të gjetura gjatë hetimeve për Evis Berberin dhe tani fotografohet Benet Beci me Arben Krajën, i cili është ish-drejtues i SPAK-ut dhe aktualisht prokuror në SPAK, ndërkohë që Benet Beci është nën akuzë.

About Redaksia

Check Also

Gjykata liron 15 protestuesit, avokatja: Presion nga Policia dhe Ministri i Brendshëm ndaj qytetarëve

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 15 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të …