Berisha thirrje Diasporës: Regjistrohuni që me 11 maj të votoni për shpëtimin e Shqipërisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje sërish shqiptarëve të diasporës që të rregjistrohen për të votuar në 11 maj.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se ‘viti 2025 është viti i Diasporës, është viti në të cilin shqiptarët jashtë atdheut kanë shansin historik për të votuar për shpëtimin e Shqipërisë’.

Postimi i plotë

Thirrje zemre/ Regjistrohuni që me 11 maj, të votoni për shpëtimin e Shqipërisë, të votoni për rotacionin.

Të dashur bashkëatdhetare, e bashkatdhetarë shqiptarë jashtë vendit. Me këtë mesazh dua të ju bëj një thirrje zemre, që këto orë të cilat kanë mbetur ti përdorni për regjistrimin në portalin e KQZ-së, në mënyrë që me 11 maj, të votoni për shpëtimin e Shqipërisë, të votoni për rotacionin.

Viti 2025 është viti juaj, është viti i Diasporës, është viti në të cilin shqiptarët jashtë atdheut kanë shansin historik për të votuar për shpëtimin e Shqipërisë.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Luginën e Preshevës: Të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes subjekteve …