Këlliçi publikon videon e asfaltit elektoral: Prokurorët e SPAK të shkojnë për ta hetuar…

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka denoncuar hedhjen e asfaltit elektoral në Njësinë nr.4 në Tiranë.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka publikuar një video nga terreni ku po kryhet krimi elektoral, duke i bën thirrje prokurorëve të Task Forces së SPAK për ta hetuar në kushtet e flagrancës.

‘Këtu jemi në rrugën “Pjetër Dungu”, zona e Kinostudios. Le të shkojnë prokurorët sot e ta hetojnë në kushtet e flagrancës këtë vepër penale e krim elektoral!’, shkruan Këlliçi.

Postimi

Thirrje publike për Task Force e SPAK të ngritur për hetimin e krimeve elektorale!

Asfalti elektoral pushton edhe Njësinë nr.4 në Tiranë.

Këtu jemi në rrugën “Pjetër Dungu”, zona e Kinostudios.

Le të shkojnë prokurorët sot e ta hetojnë në kushtet e flagrancës këtë vepër penale e krim elektoral!

About Redaksia

Check Also

Berisha në Strasburg: Shqipëria përballë një kërcënimi ekzistencial, nevojitet një qëndrim ndërkombëtar ndaj narkoshtetit

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në Këshillin e Evropës ngriti alarmin …