Berisha: Uluziu takim sekret në burg me Lali Vjedhësin!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka takuar në ambientet e burgut të Durrësit, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas një denoncimi të ardhur në adresë të Berishës, mësohet se ditën e diel, ministri Manja ka qënë në qelinë e Veliajt në Durrës dhe i ka krijuar çdo lehtësi përfshirë përdorimin e telefonit dhe takimet me administratën.

Postimi 

Uluziu takim sekret në burg me Lali Vjedhësin!

Ka urdhëruar ti lejohet telefoni, të mos i ndalohen takimet.

Lexon denoncimin e qytetarit dixhital

Doktor pershendetje. Jam nje punonjes i burgut te durresit aty ku strehoet Erion Veliaj prej dy javesh. Ta garantoj se ministri drejtesise Ulusi Manja e ka takuar diten e diele ne ambjentet e burgut veliajn dhe i ka krijuar cdo lehtesi brenda. Perfshire perdorimin e celularit dhe takime me administraten e drejtimin e bashkise me telefon. Nderkohe komunikon non stop me avokatet e tij Beten dhe Arben Rakipin si dhe mediat e inceneratoreve perfshire Bollinon.

Lutem anonim se na heqin buken e femijeve.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …