Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Beratit, Eno Bozdo gjatë prezantimit të programit për Energjinë dhe Burimet Natyrore, me pjesëmarrjen e liderit demokrat Sali Berisha dhe ekspertëve më të mirë të fushës, u shpreh se Shqipëria gjatë qeverisjes së PD në vitet 2005-2013 ka njohur një zhvillim të rëndësishëmë në sektorin energjitik.
Sipas Bozdos, nëse qeverisja e Berishës nuk do të kishte lejuar investimet në sektorin energjitik, atëherë vendi ynë sot do të ishte në një krizë të thellë energjitike, por fatmireësisht shtoi ai, falë programit të PD, vendi njohur zhvillim.
“Kemi zgjedhur platformën e sektorit të energjisë dhe burimeve natyrore, pasi janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe kontribuojnë në aftësinë jo vetëm për të prodhuar energji por edhe për të shfrytëzuar energjinë e pastër të gazit natyror.
Transformimin më të thellë e kanë njohur gjatë udhëheqjes së PD, 2005-2013. Jemi krenarë të themi se produkti i punës së PD nën qeverisjen e Berishës atë kohë, është një nga pikat më të forta të sistemit energjitik sot. 40% e energjisë sot prodhohet nga HEC-et, po të mos ishte PD me investimet në këtë sektor, vendi do të ishte në krizë sot. Fakti që ne kishim prodhime të brendshme, i kurseu Shqipërisë rreth 250 mln euro.
Revolucion i vërtetë edhe në fushën e sigurimit të energjisë. Ishte përpjekja titanike e Berishës, futja e Shqipërisë në gazsjellësin e TAP, por fatkeqësisht Shqipëria sot s’ka përfituar ende për shkak të qeverisjes së sotme. Investimet në energji, janë falë qeverisë së PD, sollën transformim të sigurisë energjitike, transformim epokal i pandeshur në 30 vitet e fundit. Me keqardhje, problematika është po ajo që kemi lënë më 2013 dhe që është rënduar e thelluar më tutje”, tha Bozdo.