Profesor Nevton Kodhelaj gjatë prezantimit të programit për Energjinë dhe Burimet Natyrore, me pjesëmarrjen e liderit demokrat Sali Berisha, ku cilësoi se energjia përrqafëson një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik më të rëndësishëm të vendit.
Kodhelaj gjithashtu tha nëse ndryshimet e mëdha në 11 maj nuk do të ndodhin atëherë kjo gjë mund të çojë deri në humbjen e sistemit.
“Të flasësh për energjinë të thuash realitein është një punë disi e vështirë, sepse përfaqëson një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik të vendit. Gjaku që do nxisi ekonominë të eci përpara, themelet ku do mbështeten të gjitha institucionet dhe kolonën vertibrale edhe të vetë regjimit demokratik. Një profesor i joni i nderuar e tregon shumë bukur rolin që ka energjia në rolin e çdo vendi dhe në rolin e globit duke treguar një metaforë lidhur më jetën e përfaqësimit.
Për ta përkufizuar rolin e energjisë jo rrallë dëgjoj njerëz duke thënë energjia është e ardhmja, nuk është thjeshtë e ardhmja. Ne duhet të kuptojmë mirë të shkuarën dhe të lexojmë mirë të tashmen për të kuptuar energjinë. Me dhimbje them që të shkuarën e kemi të humbur dhe të tashmen e kemi më të errtën që kemi pasur ndonjeherë. Nëse ndryshimet e mëdha në 11 maj nuk do të ndodhin atëherë kjo gjë mund të çojë deri në humbjen e sistemit.
Në 34 vite të sistemit demokratik janë investuar më shumë se 5 miliardë dollar si investime të huaja direkte. Në këto 12 vite vetëm e kanë goditur industrinë e naftës, kanë krijuar një klimë aspak miqësore ndaj biznesit, një kudër rregullator shumë konfuz dhe administratë tërësisht joprofesionale dhe të paaftë, kanë vrarë përfundimisht sigurinë juridike”, tha Kodhelaj.