Pjetri: Nga sektori i energjisë elektrike janë larguar profesionistët dhe janë zëvendësuar me patronazhistë

Profesori i Inxhinierisë Elektrike, Alfred Pjetri, në prezantimin që PD bëri për programin e saj për sektorin e energjitikës tha se profesionistët e kësaj fushe janë larguar dhe janë zëvendësuar me patronazhistë.

Ai theskoi se ky sektor sot nuk ka asnjë vizion se si do të operojë në të ardhmen.

“Për të arritur në këtë program është bërë një analizë nga PD, në situatën aktuale ku ndodhet sektori energjitik. Për këtë na ka ardhur në ndihmë dhe fondacioni ‘Kondrad Adenauer’. Dhe janë angazhuar ekspertët më të mirë që ka Shqipëria. Ç’na ka rezultuar, nga analiza që kemi bërë nga gjendja aktuale e sistemit energjitik, na rezultoi se sektori i energjisë elektrike është në krizën më të thellë që ka njohur vendi ynë.

Nuk është zbatuar asnjë reformë e plotë, gjithmonë janë ndërmarrë nga qeveria e PS reforma gjysmake në shumicën e kohës dhe jo në ritmet e duhura. Sektori për momentin nuk ka asnjë lloj vizioni se si do të operojë ditën e nesërme. Gjatë 12 viteve të qeverisë së PS kanë qenë kaotike dhe në funksion të klientëve që ka qeveria. Duhet thënë që aktualisht nga sektori i energjisë elektrike janë larguar një shumicë e madhe profesionistëve ku fatkeqësisht janë zëvendësuar me patronazhistë”, tha Pjetri.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lista e hapur është bërë me më të shquarit e komunitetit! Do të doja që secili të ishte në listën e mbyllur

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur edhe te lista e hapur e PD-së, duke …