Berisha: Dega e Durrësit ndahet në degën e Durrësit dhe të Sukthit, drejtues do jenë Adi Muka dhe Osman Stafa

Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi strukturën e PD Dega Durrës, se do t’i shtohet edhe Dega e Sukthit, për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Berisha tha se, dega e Durrësit ndahet në degën e Durrësit dhe të Sukthit, drejtues do jenë Adi Muka dhe Osman Stafa.

“Tani, të dashur miq, në këtë betejë elektorale, jo krejtësisht për qëllime elektorale, sepse unë, Oerdi dhe këta bashkëpunëtorët e mi e dinë, personalisht prej shumë kohësh kam qenë i bindur se dega e Durrësit, se ky rreth duhet të ketë dy degë.

Duhet të ketë dy degë sepse popullata e zonës së Sukthit, ose të themi popullata jashtë qytetit të Durrësit, është një popullatë gjigante, shumë e madhe dhe që fatmirësisht për shkak të pëlqyeshmërisë së lartë dhe potencialeve që ka, ka mundësi që më shumë ikin nga qytetet se nga ajo zonë njerëzit.

Pra, një zonë dendësisht e populluar dhe një situatë të tillë nuk e kemi në zonat e tjera.

Tiranën psh e kemi ndarë në shumë degë.

Shkodra me Vaun e Dejës, Malësinë e Madhe, Pukën, përsëri është më me përmasa.

Po kështu edhe Fieri.

Në Durrës e kishim këtë problem që Sukthi dhe Durrësi ishin një degë shumë e madhe.

Prandaj kryesia ka menduar të ndajë degën e Durrësit në dy degë, dega e Durrësit dhe dega e Sukthit.

Tani për tani nuk është koha të hyjmë në zgjedhje.

Ju bëtë një ushtrim të përgjithshëm me primaret dhe unë u përgëzoj, në tërësi një proces demokratik, i cili ngjalli respekt në popullatë.

U ushtrua një e drejtë e anëtarëve tanë, kështu që procedura e përzgjedhjes të kandidatëve tani ka një bazë të fortë solide me vullnetin e anëtarëve të PD.

Natyrisht janë edhe kriteret e tjera që do shqyrtohen së bashku për të sjellë kandidaturat e PD dhe opozitës në mbarë Shqipërisë.

Por rikthehemi pak te ndarja e degëve. Nuk ishte koha që të hynim në zgjedhje.

U shfrytëzua një e drejtë e kryesisë për të komanduar dhe autorizuar përkohësisht drejtuesit e rinj të këtyre degëve.

Dua të falënderoj Luanin për punën e çmuar që ka bërë, për kontributin që ka dhënë në të gjithë këtë proces.

Respektoj plotësisht të drejtën e tij si çdo drejtues dhe çdo anëtar tjetër për të kandiduar për deputet dhe shpresoj dhe jam i bindur se qytetarët e Durrësit do japin vlerësimin e tyre.

Po kështu falënderoj edhe zotin Osman Stafa për gatishmërinë, një veteran i PD, i ditëve të para, i cili është ngarkuar të drejtojë degën e Sukthit.

Falënderoj zotin Adi Muka që merr detyrën e kryetarit të degës së Durrësit në këto përmasa dhe Oerdin që ka punuar me shumë përkushtim të madh dhe ecim në Durrës të sigurt”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lista e hapur është bërë me më të shquarit e komunitetit! Do të doja që secili të ishte në listën e mbyllur

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur edhe te lista e hapur e PD-së, duke …