LaCivita: Zgjedhjet në Shqipëri mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë

Një nga strategët e fushatës së rikthimit të Donald Trump si President i 47-të i ShBA-së, Chris LaCivitas, tashmë drejtues i fushatës së Partisë Demokratike, ka reaguar në lidhje me shkrimin e medias konservatore në Amerikë, ‘The Federalist’, e cila paralajmëronte fitoren e lideri të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, në zgjedhjet e 11 majit.

‘Zgjedhjet në Shqipëri mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë’, shkruan në X LaCivita.

Kujtojmë se Chris LaCivita e sulmoi ashpër Edi Ramën gjatë prezantimit të tij si drejtues i fushatës së PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke e quajtur kryeministrin si kukull të Soros.

 

About Redaksia

Check Also

Revolta kundër Ramës/ Studentët e Mjekësisë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Studentët e Mjekësisë kanë nisur ditën e 15-të të revoltës kundër qeverisë, duke marshuar nga …