Banditi që Rama i dërgoi në mesnatë në qeli Veliajt, denoncimi i Berishës…

Në konferencën për shtyp, lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij të forta ndaj qeverisë dhe drejtësisë, duke e cilësuar situatën aktuale si një skemë të mirëorganizuar mafioze. Ai vuri në pikëpyetje heshtjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj disa prokurorëve të lartë, duke nënkuptuar se ata janë pjesë e të njëjtit rrjet.

“Pse Erion Veliaj nuk sulmon Dritan Prençin, prokurorin e 5D dhe Altin Dumanin, mercenarin? Natyrisht se këta i ka kolegë. Rastisi njëri që nuk e ka koleg dhe ai është armik.

Tani, të themi atë që është, këto që ky është akuzuar mbi bazën e letrës së Anesti Ballukut, janë shumë të rënda, pa diskutim. Dhe ka një dukuri të shëmtuar shumë se tani del Lajla Asadi me 1 milionë euro garderobën, del Ajola Xoxa me 870 mijë euro garderobën. Por e keni vu re ju, Arbër Veliaj ka marrë 1 milion euro për One, një rrjet komunikimi.

Mirëpo këto që të gjitha i kanë kapërdirë, qoftë Kraja. Kraja ka qenë me Prençin dy javë para se të mbyllej dosja e inceneratorit, se Kraja kishte mbesën shefe të prokurimeve në bashki, edhe nipin po aty.

Pra, këta janë kolegë për Erion Veliajn. Rastisi që Olsi Dado nuk është koleg sepse Olsi Dado, me guximin e vet, me inkurajimin e Lubisë, me shkeljen e syrit të Edi Ramës, ato nuk e di, por ai e lëvizi dosjen.

Ky ka paraqitur para publikut faktet më të tmerrshme që mund të paraqiten. Gjenden topa me 500 euro, 100 e ca mijë euro. Gjenden 260 mijë euro blerje TVSH.

Gjenden vilat të rrafshuara dhe të parrafshuara dhe ky nxjerr një foto të vjehrrit dhe asnjë dokument e thotë se kjo është vila e vjehrrit?

Ndërkohë që janë dhjetëra dokumente që faktojnë se vila është e Erionit dhe Ajolës.
Tani, Olsi Dado del fajtor se ka qenë në klasë me Argitën, do  e pyes Gitën, por ka rrezik të mos ketë qenë..

Dhe thonë se unë, kur doli çështja e Altin Hajrit, e denoncova këtu para jush, por Skapi bëri deklaratë, nuk është Olsi Dado dhe unë i kërkova ndjesë sepse natyrisht nuk mund të besoja se ka gënjyer Skapi. Skapi e dinte atë. Ishte Olsi Çela, atë Skapi nuk e tha se Skapi funksionon me pengmarrje.

Pra, të gjitha këto… Po, ky është instruksion.

Uluziu shkon para 8 ditësh në burg dhe i përcakton një kuadër të ndryshëm nga të burgosurit e tjerë. Por tani unë do t’u them shqitparëve se para Uluziut në ora 11 e gjysëm apo 12 të natës, në qelinë e Erion Veliajt, ka shkuar sipas burimeve shumë të besueshme, Poja.

Po, dhe Poja i ka diktuar kodin atij. Njëlloj siç kam denoncuar takimin me të burgosur qeveritarë të tjera. Poja është Xhevdet Troplini.

Pra, i çon Pojën Edi Rama. Xhevdeti i thotë 1, 2, 3 po e çele gojën më. Dhe të nesërmën falenderonte Edi Ramën. Kjo është histori mafioze.

E ftoj Uluziun të përgënjeshtrojë vizitën e tij në qelinë e Erion Veliajt. Aty janë të gjitha kamerat dhe këto janë të vërtetat për të dy këto vizita të fshehtë.

Tani Ilirjanën e sëmurën, Ilirjana Olldashin, një gjykatëse që duhej të gjykonte Erion Veliajn.

Po Skapi, jo se kjo ka pasur Encrochat por i thonë se dy persona kanë thënë këto për ty, ndaj më mirë largohu nga ky proces. Dhe ajo merr një raport afatgjatë.

Kanë gjetur këtë tjetrin tani për datën 11. Do lëshojë një seri akuzash ndaj meje tani se unë e drejtoj edhe gjykatën, edhe prokurorinë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pagesat e avokatëve amerikanë që solli Veliaj fillojnë nga 500 mijë euro, denoncimi i gazetares

Gazetarja Ola Xama, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se studio ligjore që ka pajtuar Veliaj …