Disa javë para zgjedhjeve, Rama cakton zonat ku do të lejohet mbjellja e kanabisit

Sa më shumë shtohen kullat, aq më shumë shtohet edhe droga, kësaj rradhe do të bëhet legale nga narko-regjimi dhe vetëm disa javë para zgjedhjeve trafikantët do të joshen që më pas të blejnë vota për Partinë-Shtet.

Qeveria miratoi 10 zonat në të gjithë territorin e vendit, ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, deklaroi se zonat janë përzgjedhur në bazë të studimeve dhe se ato nuk përfshijnë zonat me bujqësi të zhvilluar, siç është zona e Myzeqesë dhe ajo e Korçës.

“Aktualisht janë 10 zona kadastrale të cilat janë përcaktuar në bazë të një studimi dhe këto 10 zona janë të mirëpërcaktuara. Janë në të gjithë Shqipërinë, ku cilësia e tokës është e përshtatshme, janë të përjashtuara zonat me intensitet të lartë bujqësor, siç janë Myzeqeja dhe Korça.”

Më parë, qeveria ka miratuar edhe standardet për zonat dhe parcelat e tokës, në të cilat do të lejohet kultivimi i bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale.

Standardet për kultimin e cannabis-it parashikojnë që zonat e kultivimit nuk duhet të jenë brenda kufirit të zonave të mbrojtura e të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të pyjeve, kullotave dhe livadheve, zonave ushtarake dhe atyre që janë të të përcaktuara si sistem urban në dokumentet e planifikimit vendor të territorit.

Largësia e këtyre parceleva duhet të jetë të paktën 3 (tre) km, në rrugë ajrore nga parqet e bletëve, të miratuara sipas legjislacionit për bletarinë, si dhe nga zonat ushtarake.

Gjithashtu përqendrimi i metaleve të rënda aty ku kultivohet cannabis-i për qëllime mjekësore, nuk duhet të kalojë vlerat maksimale, të përcaktuara me vendim, si dhe toka duhet të jetë sipas praktikave më të mira bujqësore e të grumbullimit të Agjencisë Evropiane të Barnave dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe në standardet e parashikuara nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO).

Të njëjta standarde do të zbatohet edhe për cannabis-in për qëllime industriale, por në rastet kur, për ushtrimin e aktivitetit parashikohet kryerja e ndërhyrjeve ndërtimore në parcelën e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, ndërtimi kryhet sipas përcaktimeve të legjislacionit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

Vendimi parashikon se si në rastet e kultivimit të cannabis-it për qëllime mjekësore apo industriale, ajo duhet të jetë e pajisur me aktin e fitimit të pronësisë. Këto parashikime nuk aplikohen kur kultivimi kryhet në ambiente të mbyllura.

About Krye Redaktor

Check Also

Trump me Melonin për të ndryshuar Europën

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane Giorgia Meloni. “Është një person …