Gjyqtari i Fatmir Xhafajt që do të lirojë Veliajn nga qelia të martën

Arben SHAHINI

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka regjistruar kërkesën e ankimimit të avokatëve të  Erion Veliaj dhe 4 personave të tjerë nën hetim për ndryshimin e masës së sigurisë.

Në një njoftim të Apelit të GJKKO bëhet me dije se shorti është hedhur më datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Ergert Pëllumbi është një gyqtar i promovuar direkt nga Fatmir Xhafaj dhe po të shikosh historikun e vendimeve të tij mbi personazhe të politikës e kupton qartë se si është përdorur ky gjyqtar ndaj armiqve politik të Xhafajt.

Kujtojmë rastin e Tahirit. Dihej që Tahiri dhe Xhafaj kishin një pëplasje të hapur brenda PS. Gjyqtari që dha vendimin e dënimit të Tahirit ishte pikërisht Ergert Pëllumbi duke i hequr kështu një telash, Fatmir Xhafajt.

Po ky gjyqtar Engert Pëllumbi vendosi ndaj Berishës masën detyrim paraqitjeje 2 herë në muaj para SPAK në një kohë që një tjetër gjykatëse kishte rrëzuar të gjitha masat kufizuese ndaj Berishës.

Pëllumbi është nipi i Bujar Himcit, një nga prokurorët e komunizmit, i cili po ashtu u emërua zv.ministër i Brendshëm i Partisë Socialiste.

Ergert Pëllumbi do të gjykojë të martën me 11 mars masën ndaj Veliajt. Ky gjyqtar i provuar për vendimet e tij politike komandohet direkt nga Fatmir Xhafaj. Xhafaj ka një lidhje të ngushtë me Veliajn dhe është shprehur kundër masës së arrestit ndaj tij.

Burimet e informacionit shprehen se gjyqtari Pëllumbi do të zbatojë një tjetër vendim të Fatmir Xhafajt për ta liruar nga qelia Veliajn në një masë më të lehtë sigurie.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Soros nën hetim në SHBA, akuzat…

Elon Musk ka zbuluar se një hetim ka lidhur pesë grupe të financuara nga ActBlue …