Kuçana: Themeli i programit të PD është shkolla dhe familja!

Pedagogia, Iliriana Kuçana, në takimin që PD zhvilloi me mësuesi me rastin e 7 marsit tha se shkolla dhe familja janë shtylla e shoqërisë, ku sipas saj, lideri i opozitës Sali Berisha i ka vlerësuar gjithmonë këto.

Ajo tha se çdo demokrat e ka për fat që të ketë një lider si Sali Berisha.

“Është kënaqësi e veçantë të jem këtu në mesin tuaj. Ne kemi dhe një fat të madh sepse kryetarin e PD e kemi profesor si Prof. Dr. Sali Berisha. Dhe si misionar dhe si njeri që ka vlerësuar gjithmonë në thelb shoqërinë ai ka vlerësuar pikërisht rolin e mësuesit dhe të shkollës. Gëzuar 7 marsin edhe Zoti sikur i ka bërë ngjitur 7 dhe 8 marsin për të thënë që shkolla dhe familja janë shtylla e shoqërisë, edhe PD i ka në themelin e saj në program me kryeministrin e ardhshëm Prof. Dr. Sali Berisha”, tha Kuçana.

About Redaksia

Check Also

A do të marrë pjesë PD në parlamentin e ri? Berisha: Gjithçka do të vendoset nga forumet!

I pyetur nëse Partia Demokratike do të marrë pjesë në parlamentin e ri, kreu i …