Në takimin e liderit të opozitës Sali Berisha me mësuesit në Kamëz me rastin e 7 marsit ishte prezent edhe pedagogu i Universitetit Bujqësor të Tiranës Lush Susaj.
Susaj uroi përzemërishit të gjithë të gjithë mësuesit dhe cilësoi se nëse Sali Berisha do të jetë përsëri kryeministër, kombi do të funksionojë me zemër të plotë.
“Ju uroj nga zemra gëzuar festën e madhe të 7 marsit. Sali Berisha, ky shenjtor, ky misionar, ndër më të mëdhenjt e çështjes shqiptare e sidomos të arsimit. Unë e falenderoj për çdo gjë që ka bërë, i uroj jetë të e shëndet dhe ta shohim përsëri kryeministër të Shqipërisë.
Me ardhjen e Berishës në krye të vendit, shteti shqiptar do të ketë të gjitha asetet e veta në krah pa hile e pa kunja të shtetit të Kosovës. Kombi do të funksionojë me zemër të plotë, sikurse funksionojnë të gjitha kombet dhe gjallesat e kësaj bote. Ne jemi rritur nga prindërit tanë, por rrugën e nderit na e kanë dhënë shkolla dhe mësuesit”, tha pedagogu Lush Susaj.