Kryeministri Edi Rama sot ka folur për zhvillimet e fundit në Evropë pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë duke iu servilosur këtij të fundit.
Rama u shpreh se Zoti i shpëtoi jetën Donald Trumpit për të zgjuar Europën.
“Ndoshta Zoti shpëtoi Donald Trump, jo vetëm për ta bërë Amerikën të madhe, por për ta zgjuar Europën dhe për t’i dhënë asaj mundësinë që s’mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj, se nuk është njësoj”, tha Rama.
Kujtojmë se Edi Rama gjatë një interviste në vitin 2016, e konsideronte Donald Trump-in si një rrezik për Amerikën, gjithë botën dhe rrezik për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.