Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, viti 2025 është viti i diasporës shqiptare. Ai tha se, vota e tyre do jetë e sigurt, ne po mbikëqyrim çdo element të procesit.
I pyetur nga qytetarët gjatë komunikimit ‘live’ në rrjetet sociale, Berisha tha se procesi me diasporën po mbikëqyret në çdo element dhe se vota e emigrantëve do të jetë e sigurt.
“Petrit, së pari, një përshëndetje më të përzemërt ju dhe të gjithë shqiptarëve jashtë vendit.
Viti 2025, edhe njëherë duhet ta përsërisim sa herë të komunikojmë, është viti i diasporës shqiptare.
Është viti në të cilin diaspora, njëlloj si në kohërat më të vështira për kombin, kur shqiptarët thoshin ‘mbaju nënë, mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë’, edhe sot shqiptarët në një narkodiktaturë përsërisin me vete: ‘mbaju nënëm, mos ke frikë se i ke djemtë në diasporë dhe të dalin zot’.
Vota juaj do jetë e sigurt, u garantoj ju.
Ne po mbikëqyrim mbi bazën e ligjit çdo element të këtij procesi, ndaj dhe me lutjen time të ndërmerrni tani, përveç aplikimit që keni bërë për votim, të ndërmerrni një dialog me të gjithë shqiptarët që janë regjistruar, që të votojnë për shpëtimin e Shqipërisë nga narkodikatura e Edi Ramës.
Të tjerë, që nuk janë regjistruar, të shfrytëzojnë çdo mundësi për të qenë të pranishëm në apelin e Shqipërisë më 11 maj.
Shqipëria thërret çdo shqiptar, kudo që ndodhet, ta ndihmojë atë”, tha Berisha.