Topalli: Është momenti të ndërtojmë programin për femrën shqiptare!

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, gjatë fjalës së saj në takimin e shpalosjes së programit të PD, për ‘fuqizimin e grave dhe vajzave’ u shpreh se shumë e rëndësishme është për tu fokusuar në tregun e integrimit të grave e vajzave, lehtësimin e kushteve për të ja bërë fleksibël orarin e tyre të punës, ndihmesa për shërbimin social dhe dhënia e garancisë kur të çojnë fëmijët në shkollë, apo për ti dhënë garancinë se arsimi i fëmijëve të tyre do jetë në standarde të larta.

“Nuk është momenti më për show, është momenti për të ardhur për tu ulur dhe menduar se clii do të ishte programi që qeveria e ardhshme do të përgatisin për nënat dhe gratë shqiptare.

Nga fjala e Albanës, kishte shumë pika të rëndësishme që nëse ata bëhen pjesë e programit ekonomiko-social, e sigurisht mendoj se do bëhen pjesë, ata do të japin një shtysë e nxitje shumë të madhe për të pasur zonja më të sigurta e më të forta, më me perspektivë në jetën e tyre.

Në fakt po ta mendojmë se në botë nuk ka një rezervuar më të madhe të pashfrytëzuar sesa gratë.

Nëse në qeverinë e ardhshme, zotit Berisha siç i ka mbështetur gjithmonë do mbështesin gratë duke shfrytëzuar rezervuarin që kemi ne në shoqëri, ata do të bëjnë shumë ndryshime.

Mendoj se shumë e rëndësishme është për tu fokusuar në tregun e integrimit të grave e vajzave, lehtësimin e kushteve për të ja bërë fleksibël orarin e tyre të punës, ndihmesa për shërbimin social dhe dhënia e garancisë kur të çojnë fëmijët në shkollë, apo për ti dhënë garancinë se arsimi i fëmijëve të tyre do jetë në standarde të larta.

Ta përmbysim këtë situatë ku arsimi nga një arsim elitar që ishte, është zhytur në fundin e renditjes së standarteve të arsimit, sipas raportit të Pisës”, tha Topalli.

About Redaksia

Check Also

Plas në PS për listën e Fierit

Në një intervistë për News24, deputeti i PS-së, Petro Koçi, ka komentuar kandidimin e Ceno …