Vokshi: Gratë kanë përjetuar periudhë të vështirë, PD premton se kjo epokë do të marrë fund së shpejti

Kryetari i PD, Sali Berisha së bashku me ekspertë të opozitës dhe me mbështetjen e Fondacionit të CDU gjermane ‘Konrad Adenauer’, po shpalosin Programin e Qeverisjes 2025-2029 për ‘Fuqizimin e grave dhe vajzave’.

Gjatë fjalës së saj, ligjvënësja demokrate Albana Vokshi tha se për vite me radhë gratë kanë përjetuar një periudhë të vështirë, të braktisura nga qeveria, të kërcënuara me vendin e punës, me shërbimin shëndetësor me shërbimet sociale, ndihmën ekonomike e kështu me radhë duke u përballur edhe me paga të padrejta.

“Unë gjithmonë kam pasur idenë se është e rëndësishme të flasësh për çështjen e grave, është e rëndësishme që të flasim për problematikat e tyre, por shpesh-herë përfundojmë duke fol me njëra-tjetrën, pa përfshirjen e burrave.

Pra ky është një fillim i mbarë, dhe është një premtim sot se ashtu si vajzat edhe gratë aq fuqishëm do të punojnë për mbështetjen e grave dhe vajzave të tjera për të bërë Shqipërinë madhështore, ashtu siç edhe doktori e ka premtuar.

Në këtë sallë është një pjesë që unë do e konsideroja si ‘forca e fshehur’ që ka mbajtur Shqipërinë gjallë në kohërat të vështira, ka mbajtur familjen e bashkuar dhe kjo ëhstë gruaja shqiptare.

Nëna që sakrifikon veten për fëmijët e saj, sipërmarrësja që sfidon vështirësitë e mësuesja që edukon brezin e ri.

Për vite me radhë gratë kanë përjetuar një periudhë të vështirë, të braktisura nga qeveria, të kërcënuara me vendin e punës, me shërbimin shëndetësor me shërbimet sociale, ndihmën ekonomike e kështu me radhë duke u përballur edhe me paga të padrejta”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Pagesat e avokatëve amerikanë që solli Veliaj fillojnë nga 500 mijë euro, denoncimi i gazetares

Gazetarja Ola Xama, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se studio ligjore që ka pajtuar Veliaj …