CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Trafiku i lëndëve toksike/ Muçollari: Qeveria po pengon transparencën për të ruajtur Kumbaron dhe Vengun

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Grigels Muçollari:

Zvarritja e hetimeve për trafikun ilegal ndërkombëtar të lëndëve të rrezikshme, është e papranueshme.

Teksa para 10 ditësh një tjetër sasi me mbetje toksike u kap në Ankona, pasi ishte nisur nga Durrësi, Prokuroria ende nuk ka gjetur laboratorin për të bërë analizat për 102 konjnerët, që u refuzuan verën e kaluar nga Tajlanda e u kthyen aty ku ishin nisur, në portin tonë më të madh.

6 muaj pasi janë sekuestruar dhe ka nisur procedimi, Prokuroria e Durrësit njofton se më në fund ka identifikuar një laborator.

Kjo zvarritje hetimesh është e dyshimte. Kjo zvarritje hetimesh i intereson kësaj godinës këtu. Rrjeti i Bazelit dhe zyra e BE, OLAF, ishin të gatshme të ndihmonin. Por çëshjen e mori prokuroria.

Është e qartë që kemi të bëjmë me një pengim të së vërtetës dhe mohim të transpaeencës. Po të zbardhej me objektivitet e shpejtësi ngjarja, në këtë trafik ndërkombëtar mbetjesh del e përfshirë qeveria me përgjegjësinë direkte të Ministrave, Kumbaro e Vengu.

Mesa duket, për Prokurorinë e Durrësit, imazhi i qeverisë, i këtij kryeministri këtu, para zgjedhjeve dhe karriera e Kumbaros dhe Vengut janë më të rëndësishme se mjedisi dhe shëndeti i qytetarëve.

Partia Demokratike është e angazhuar dhe ka vullnetin e plotë për të mos lejuar që lëndët e rrezikshme dhe trafiku i tyre të ndodhin më në Shqipëri. Kjo ndryshon. Ndryshon me votën e 11 majit.

About Redaksia

Check Also

Pagesat e avokatëve amerikanë që solli Veliaj fillojnë nga 500 mijë euro, denoncimi i gazetares

Gazetarja Ola Xama, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se studio ligjore që ka pajtuar Veliaj …