Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, ka denoncuar ashpër politikat e qeverisë, duke i cilësuar ato si dëmshëm për qytetarët shqiptarë dhe përfshirëse në korupsion dhe plaçkitje të pasurive publike. Ai ka akuzuar mazhorancën se ka krijuar një hendek të thellë mes të pasurve dhe të varfërve, duke votuar ligje që favorizojnë pasurimin e zyrtarëve të lartë, ndërsa lënë pas dore pensionet dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.
“Zonja deputete, zotërinj deputetë, zonja kryetare, të dashur qytetare dhe qytetarë. Kjo është seanca defakto e fundit e këtij parlamenti.
Unë po mbroj një të vërtetë, megjithatë nëse gjindet një Harasanas i asaj familje që është lënduar nga fjala ime, unë i kërkoj këtu ndjesë, por unë thashë të vërtetat, se ai mbeti një avokat i pavarur i atyre vlerave dhe parimeve socialiste, të themi atë që është, atë që besonte.
Atë e ndante një det i tërë me narkorilindjen dhe narkoparlamentin.
Rikthemi tani, se pse ju do hyni në histori si parlamenti më i zi pas diktaturës komuniste në Shqipëri.
Pse ju do hyni në histori si narkoparlamenti? Sepse ju për herë të parë në historinë 34-vjeçare ju votuar me dhjetëra ligje dhe vendime, në të cilat varfëruat gjithnjë e më shumë qytetarët shqiptarë.
Votuat ligje dhe vendime me anë të të cilave, shumëfishuat rrogat tuaja dhe rrogat e larta të zyrtarëve, dhe kur erdhi puna tek pensionet ju latë një shumë qesharake, 16 milionë për 800 mijë pensionstë dhe në këtë parlament, kreu i juaj, padrinoja i Shqipërisë deklaroi se, nëqoftëse lëvizim pensionet minimale, Shqipëria merr fund dhe bie në katastrofë.
Pra në rrafshin human, njerëzor ju me vendimet dhe ligjet tuaja, buxhetin që bëtë, thelluat në mënyrë të tmerrshme hendekun mes të pasurve dhe të varfërve në këtë vend.
Ju u bëtë strumbullar themelor i politikave të përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.
A e dini ju se, në 4 vitet tuaja të zeza, kanë ikur nga Shqipëria më shumë se në çdo kohë tjetër, përfshirë vitin 1991, të daljes nga diktatura komuniste.
A e dini ju se në një kohë kur kanë ikur qindra mijëra shqiptarë, pasuritë tuaja janë 5-fishuar, janë 10- fishuar.
A e dini ju se kontot bankare të ministrave tuaj dhe të kreut tuaj, padrino kanë kufi vetëm qiellin.
A e dini ju se u bëtë mburojë e plaçkitjes më të madhe të pronave publike nga deputetë tuaj, nga kreu juaj, i buxhetit. Unë e shoh se e fshihni fytyrën tani para kamerave, por pavarësisht se ulni kokën kështu, populli ju sheh mirë.
Nuk mundet të mos shoh qytetari tek ju, njerëzit e pashpirt. Nuk mund të mos jetë i ndërgjegjshëm qytetari, që kryetari juaj blen vazon në oborr për tu eglendisur si sulltan, aq sa kushtojnë 120 mijë pensione.
Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se ajo shishja Romaneconti 33600 euro, është e barabartë me 120 pensione në tavolinë.
Nuk mundet qytetari të mos e dijë se sarajet 57 metra themelet të gjata dhe 8800 metra park, oborr, pothuajse sa pallati i Brigadave, presidencial, është e tëra plaçkë dhe mashtrim.
Nuk mundet qytetari të mos e dijë se, kreu juaj u merr pronarëve 38 mijë metër katror tokë dhe ja jep vëllaçko Olsit. Këtu sipër, te rrapi i treshit e keni.
Nuk mundet qytetari të mos e dijë se deputetët e grupit tuaj dhe ju pas tyre, votoni për plaçkitjen e pronave publike.
Olta Xhaçka ku është? 12 mijë metër katrorë tokë publike dhe ju pazmore e pronës së saj. Në një kohë kur kushtetuta thotë se, mandati dorëzohet, nuk të bëjë më mandatin.
Nuk mundet që qytetari të harrojë kur vinit me çanta superluksi dhe me këpucë ‘Antonio Vietri’, po, po.
Dhe pastaj kur u shtrua problemi i çantave, vinit pa çanta në parlament.
E vërteta është kjo, se ju nuk doni të ja dini fare se ekzistojnë të varfër në këtë vend”, u shpreh Berisha.