Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë që të mos dalin para shqitarëve dhe të kandidojnë për deputetë. ‘Mos kandidoni, mos u paraqisni para shqiptarëve se jeni fantazma të një regjimi unik në Europë’, u shpreh Berisha.
“Nuk mundet që ju, qytetari të mos e dijë se Tao Tao, është bashkëpunëtori i ngushtë i Bajrëve, i Rrahjave i Çelëve, me dokumente.
Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se anëtarë të grupit tuaj përdornin imunitetin për të fshehur krime monstruoze.
Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se ju i rrëmbyet mandatin një deputeti guximtar, një deputeti trim, një deputeti që përfaqësoi me dinjitetin më të madh zgjedhësit e tij në Korçë dhe Shqipëri, Ervin Salianji sepse ja nxorri lidhjet e tmerrshme të krimit, Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës. Dhe ju e burgosët atë, ju e votuat në kor për ti marrë imunitetin me gjykatës dhe prokurorë politikë dhe sot ai është në burg, duke menduar se kështu i shpëtua ju verdiktit të qytetarëve.
Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se, ju jeni ata që votuat në 5 minuta për arrestimin e Sali Berishës, në një kohë kur, o të mjerë, nuk bëra asgjë tjetër, veç se mbrojta parlamentin.
Nuk bëra asgjë tjetër, veç se mbrojta parlamentin.
Dhe ju si kukulla mjerane e votuat.
Tani priteni, e bëtë, do u kthehet. Karma ju vjen mbrapa.
Unë pranova shumë për të mbrojtur parlamentin, kurse ju u ngritët para parlamentit, mendon se fituat duke ndëshkuar Sali Berishën.
Ju keni montuar një sistem procesesh politike të turpshme, dhe menduat se këto do ti mbyllni. Jo nuk mbyllët asgjë. Këto vazhdojnë, vazhdojnë. Pra në këtë aspekt, ju jeni shumë, shumë më keq se parlamenti i vitit 1991.
Se vërtetë ata ishin ish-ministra, ish-deputet, ish-anëtar byroje, etj., etj., por kishin një vetëdije se bota po ndryshon, se Shqipëria po ndryshonte, dhe se këtë nuk mund ta ndalonin.
Kurse ju kujtuat se, narkodiktatura do mund të zgjasë,
Sa herë ua thashë unë që, narkodiktaturat nuk kanë të ardhme dhe tani që po merr fund, çfarë do thoni ju, më thoni?
Këshillën e fundit kam, mos kandidoni, mos u paraqisni para shqiptarëve se jeni fantazma, lugetër të një regjimi unik në Europë.
Të një regjimi që me një gjenocid të butë po shfaros shqiptarët.
Të një regjimi antishqiptar që vuri Kosovën nën sanksione. U bë një me Beogradin. Të një kukulle të armikut numër 1 të njerëzimit, që quhet Xhorxh Soros”, u shpreh Berisha.