Berisha: Veliaj agjëron në burg? Zoti ja pranoftë, por të gjitha vjedhjet e tij t’ua kthejë të varfërve!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh jashtë ambienteve të Parlamentit, se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duke qenë se ka nisur agjërimin në qeli, duhet të kthejë të gjitha paratë e vjedhura tek të varfërit. Berisha tha se, në këtë mënyrë ai do të pastrojë shpirtin e jo vetëm.

Berisha: Të gjithë besimtarëve muslimanë që agjërojnë sot Ramazanin, ua pranoftë dhe sakrificën e tyre t’ua ngushëllojë në mirësi për veten, familjen dhe shoqërinë shqiptare.

Tani, më thatë ju që ai ka zgjedhur Kuranin, shumë e njohur. Po të lexosh atje do të dëgjosh edhe këtë që: ‘Ndodh thotë Kurani, që libri i shenjtë bie edhe në duart e djallit. Por kjo nuk do të thotë se djalli bëhet besimtar as dhe se Kurani turpërohet apo ndodh gjë me të’.

Kështu që ai të mbajë çdo gjë, ai mbetet siç është, një kriminel i vërtetë, një bashkëpunëtor i disa bandave, një njeri i implikuar në shumë lloj krimesh.

Pyetje: Zoti Berisha, kthehemi tek muaji i shenjtë i Ramazanit. Kryebashkiaku i Tiranës, Zoti Erion Veliaj ka thënë që ka nisur të agjërojë Ramazanin. Taulant Balla sapo recitoi vargjet e Kuranit. Çfarë tregon kjo për socialistët që i janë rikthyer Allahut dhe janë penduar ndoshta për ato që kanë bërë?

Berisha: Në qoftë se, është e vërtetë që i është rikthyer agjërimit, edhe për atë them Zoti ja pranoftë, por i them gjithashtu se të gjitha vjedhjet e tij t’jua kthejë të varfërve, t’i dorëzojë, ti japë atyre që ia ka marrë në mënyrë që të pastrojë shpirtin por e agjërimin, sepse edhe në doktrinën e Islamit edhe një moment po të kujtohesh e t’i lutesh Zotit të të pranojë ai, është mëshirëplotë dhe të pranon.

About Redaksia

Check Also

Plas në PS për listën e Fierit

Në një intervistë për News24, deputeti i PS-së, Petro Koçi, ka komentuar kandidimin e Ceno …