FAKE NEWS nga TV Bollino që financohet me paratë e inceneratorit fantazmë të Tiranës

Nga Belind KËLLIÇI

FAKE NEWS i rradhës nga TV Bollino, që financohet me paratë e inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe është ndërtuar mbi një truall të destinuar për shkollë!

Të dashur miq,

Sot marrëzia e tv dhe portalit që financohet nga paratë e korrupsionit të inceneratorit fantazmë të Tiranës, ka prodhuar FAKE NEWS-in e vitit!

Bazuar në shkrimin e shqiptarja.com, është thënë se avokati Joshua Roberts, po këshillon Veliajn (të cilit as nuk di ti shqiptojë emrin në deklaratë publike) dhe është shkruar se ai ka përfaqësuar Presidentin Trump dhe bizneset e tij për 15 vite!!!

Bazuar në vetë deklaratën e z. Roberts, ai shprehet se është thjeshtë një vëzhgues (e nuk po këshillon Veliajn) dhe asnjëherë nuk e përmend përfaqësimin e z. Trump!

Tani pyetja është e thjeshtë: Z. Roberts është vëzhgues apo këshilltar i ekipit mbrojtës të Veliajt?

Nëse është këshilltar i ekipit mbrojtës të Veliajt, nga vijnë fondet dhe nga kush paguhet ky këshilltar i kësaj studio ligjore, ku në përgjithësi pagesa mesatare për partnerët e kësaj studio është jo më pak se $1.000/ora?!

Pyetja tjetër që shtrohet është: Nëse z. Roberts ka përfaqësuar Presidentin Trump për 15 vite, përfshirë dhe gjatë fushatës së tij presidenciale, a e ka ai lejen e Presidentit Trump për të mbajtur këtë qëndrim publik?!

Apo kemi të bëjmë thjeshtë me një mashtrim publik nga Report TV dhe z. Roberts nuk e ka përmendur kurrë këtë fakt?!

Ajo çka bën habi nga kjo dalje televizive e një avokati të huaj është se si mundet një partner i një studioje ligjore, që nuk ka lidhje me gjyqet kriminale, përveç atyre të RICO, të jetë i përfshirë në ekipin ligjor të një kryebashkiaku të akuzuar për korrupsion, kur vetë avokati z. Roberts, nuk ka asnjë tagër apo juridiksion që rrjedh nga licenca e tij e avokatit, në Republikën e Shqipërisë!!!

Tentativa të tilla për të shantazhuar drejtësinë, apo për të mashtruar opinionin publik, janë thjeshtë dhe vetëm manovra të dëshpëruara të personave të korruptuar, të cilët nuk dinë se si ti shpenzojnë paratë e vjedhura të qytetarëve…

About Redaksia

Check Also

Pagesat e avokatëve amerikanë që solli Veliaj fillojnë nga 500 mijë euro, denoncimi i gazetares

Gazetarja Ola Xama, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se studio ligjore që ka pajtuar Veliaj …