Kryeministri Edi Rama u shfaq u shpërfytyruar sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Fillimisht ai kërcënoi Amerikën, kur tha se, mjafton t’i japin mandatin dhe më pas tregon ai se çfarë do bëjë me Amerikën dhe NATO-n.
“Me mandatin më të fortë të shqiptarëve e di unë bashkë me ju se çfarë bëj edhe me Evropën, edhe me Amerikën, edhe me NATO-n. Në momentin kur ne hyjmë në BE, nuk ka më shanse që cilido të jetë në pushtet, të thotë “do shkrij këtë, do shkrij atë”, sepse nuk shkrin dot më asgjë”, tha Rama.
Më pas ai sulmoi SHBA dhe këshilltarin e fushatës së opozitës në Shqipëri, Chris LaCivita, bashkautorin e fitores historike të Donald Trump.
“Shkrirja e institucioneve të drejtësisë mund të bëhet nga forca që hallet me drejtësinë i kanë më të mëdha se interesi publik, këto i njeh gjithë bota, nuk ka trup mediatik dhe propagandistik, turist me kushedi çfarë page nga Amerika për të bërë një makiazh trumpist të fushatës, që ndryshon këtë thelb. Ky është thelbi i ndarjes si dita me natën mes nesh dhe kënetës”, tha Rama.