Skandali në GJK/ Kalaja: Xhaferllari të shkarkohet e të ndiqet penalisht!

Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka kërkuar shkarkimin dhe ndjekjen penale ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, bashkëjetuese e deputetit Enkelejd Alibeaj.

Në një deklaratë për mediat nga Prokuoria e Posaçme, Kalaja tha se, Xhaferllari ka shkelur ligjin duke mos deklaruar bashkëjetesën me deputetin Alibeaj, e cila është në konflikt interesi të hapur në çështjen me kërkues Z.Sali Berisha.

Kalja tha se, SPAK ka mbajtur standrde të ndryshme me rastin e Xhaferllarit duke mos nisur procedim ndaj saj, teksa iu referua edhe shkarkimit dhe ndjekjes penale për ish anëtarine  KPA, Luan Daci.

“Kemi ngritur akuza konkrete, shpërdorim detyre, fshehje të ardhurash, refuzimi për të deklaruar një fakt të caktuar që lidhet me detyrën e pasurisë. Ne kemi kallëzuar veprimet abuzive në shkelje të plotë të Kushtetutës të kësaj gjyqtareje, nuk duhet të merrte pjesë, të jepte dorëheqjen në çështjet me kërkues Malletzi-Berisha, pasi janë provuar se znj.Xhaferllari është në konflikt interesi, për shkak të konfliktit të interesit me deputetin Enkelejd Alibeaj. Jemi para një fakti shumë të rëndë.

Ne s’kemi ansjë lloj problem se më kë bashkëjton Xhaferllari apo anëtarët e tjerë të Kushtetueses. Probemi jonë, konform ligjit e kushtetyutës, është pse Xhaferrllari dhe Alibeaj nuk e kanë deklaruar bashkëjetesën në ILDKP. Nëse është deklaruar jo në formë pohimi, apo se s’ka pasur ndikim në këtë çështje, pse s’e ka deklaruar para trupës së gjyqtarëve të Kushtetueses? Pse SPAK se ka konsideruar si vepër penale? Pasi ka bërë një arsyetim pa arsyetim, dhe që s’ka vepër penale.

Të gjithë vendimin e GJK, por edhe të kësaj pike, do t’ia vëmë në dispozicion SPAK dhe anëtarëve të KLP, ku qëndron problemi që SPAK nuk e ekonsideron vepër penale. Të njëjtën vepër penale ndaj Luan Dacit, SPAK ka mbajtur qëndrim tjetër. Sado të mundohet Dumani apo dumanët e tjerë në SPAK, ne do t’i shkojmë deri në fund. Shumica e anëtarëve të GJK na kanë dhënë të drejtë në konstatimet tona. SPAK me urgjencë duhet të pezullojë nga detyra Xhaferllarin”, u shpreh Kalaja për mediat.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …