Mbyllja e TikTok/ Zbulohet vendi dhe ora e protestës së opozitës më 15 mars

Protesta e opozitës, e thirrur më 15 mars kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e tij TikTok, do të zhvillohet përpara kryeministrisë.

Tubimi mësohet se do të nisë para godinës qeveritare në orën 19:00.

Protesta u njoftua nga kreu i PD, Sali Berisha pas vendimit të kryeminstrit Edi Rama për të mbyllur platformën në Shqipëri për 1 vit.

Partia Demokratike dhe lideri i saj, Sali Berisha, kanë deklaruar se mbyllja e TikTok është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut.

Sipas opozitës, mbyllja e rrjetit social u bë pak përpara zgjedhjeve si një akt censure.

“Akti i bllokimit të tij për faktin se me TikTok, të rinjtë po e kritikonin dhe e përqeshnin Edi Ramën është një akt brutal, është një intolerancë e tij ndaj mendimit ndryshe”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Reuters: Mijëra protestues kundër qeverisë në Shqipëri, policia i sulmon me topa uji

Reuters Policia në Tiranë përdori topa uji gjatë përplasjeve të së dielës (22 mars) me …