Veliaj është përgjuar në burg dhe këto përgjime dhe komunikime me vizitorët e tij e kanë fundosur edhe më shumë.
Juristi Jordan Daci ka komentuar zhvillimet e fundit në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar vendimin për masën e sigurisë si një çështje të mbyllur pas paraqitjes së provave të reja nga SPAK.
Sipas Dacit, provat e siguruara përmes përgjimeve në burg janë të ligjshme dhe vërtetojnë dyshimin e ngritur nga Prokurorët.
“Provat e reja të SPAK, të marra duke përgjuar Veliajn në burg, janë të ligjshme. Për mua, masa e sigurisë ndaj Veliajt është një çështje e mbyllur me provat e reja që janë paraqitur,” u shpreh Daci.