Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet nga gjykata saktësojnë se SPAK nuk ka dorëzuar vetëm përgjimet që rëndojnë pozitat e tij, por edhe prova të reja. Këto prova përfshijnë transaksione me vlera monetare të konsiderueshme.
Burime të gazetarëve pranë SPAK flasin për disa audio-përgjime ambientale dhe telefonike të bëra ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili komunikon me vëllain e tij Arbër Veliaj duke përmendur dhjetëra emra gazetarësh dhe bashkëpunëtorësh të tij. Ai jep porosi se si duhen mbajtur me të mira mediat dhe se si duhen përsorur ato për të intimiduar gjykatësit dhe sidomos prokurorët me të cilët Veliaj po përballet. SPAK, mësohet të ketë vënë në përgjim telefonik Arbër Veliaj, i cili rezulton se pasi ka marë urdhëresa nga vëllai i tij në burg, ka orientuar disa media për të nisur një fushatë sulmi ndaj prokurorëve të SPAK.
Këto përgjime ambjentale brenda në burg dhe përgjimet telefonike të kryera mbi Arbër Veliaj, kanë nxitur prokurorët e çështjes të përforcojnë bindjen Erion Veliaj duhet të vijojë të qëndrojë në burg.
Menjëherë pas seancës gjyqësore, që zgjati mbi shtatë orë, gazetarja Klodiana Lala pohoi se këto fakte të reja mund ta rëndojnë edhe më pozitën e kryebashkiakut. Ndërsa Avokati Genc Gjokutaj tha se provat mund të jenë nxjerrë nga celulari që i është sekuestruar Veliajt, ndonëse ai nuk dha një fakt për këtë hipotezë.