Koordinatorja e Diasporës në PD, Jozefina Topalli u shpreh se qeveria dhe deputetët socialistë më shumë janë brenda në paraburgim sesa jashtë. E ftuar në emisionin ‘Ora e Betit’, Topalli theksoi se kryeministri Rama ia ka kaluar edhe Mehmet Shehut pasi ka 27 vjet në Ekzekutiv.
“As në imagjinatën më të shfrenuar nuk mund të kisha imagjinuar se korrupsioni dhe mos ngopja apo kultura për të konsideruar vendin si një pronë të veten personale për tu shfrytëzuar dhe për tu pasuruar pas asnjë limit është gjëja më e pabesueshme.
Unë e kam thënë që lufta kundër korrupsionit është një sfidë e përhershme, historike që varet nga vullneti politik.
Sigurisht që ka pasur korrupsion në çdo periudhë por kur shoh se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe mendoj se edhe në ato rastet që mund të ketë ndodhur korrupsion në nivele të ndryshme të administratës shtetërore në periudha të mëparshme, ato paskan qenë në krahasim me këto gati njerëz të purifikum.
Është e paimagjinueshme dhe nuk ka asnjë krahasim me atë që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe.
Shohim më shumë se qeveria është brenda në paraburgim apo deputetë më shumë janë brenda sesa jashtë.
Gjatë kësaj periudhe në i shohim që të gjithë janë të pasigurtë.
Nuk i besojnë as njëri tjetrit në PS. Vendin tonë e kanë vendosur në pozicion më të lartë për korrupsion në shkallë të Europës.
Unë nuk di në ndonjë vend tjetër të Europës që të kenë të njëjtin person 27 vite rresht pa u ndarë në krye të Ekzekutivit qoftë në bashki qoftë si kryeministër.
Ia ka kalu edhe Mehmet Shehut. Edhe ata e kanë kuptu që Enough is enough. Është momenti për një rrotacion”, tha Topalli.