Erion Veliaj mbetet në burg!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lihet në burg! Gjykatësi Engert Pëllumbi ka marrë parasysh kërkesën e prokurorëve të posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani që këmbëngulën në mbajtjen e Veliaj në qeli, pasi sipas tyre, vë në rrezik procesin, duke pasur mundësi të prishë provat apo intimidojë dëshmitarët.

Gjyqtari Engert Pëllumbi ndryshon masën për biznesmenin Elman Abule, nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Mbetet e pandryshuar masa detyrim paraqitje për biznesmenët Meriman Palushu, Shkëlqim Fusha dhe Gentjan Sula.

Njoftimi

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Tiranë, më datë13.03.2025

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025,shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, të kësaj gjykate, me këtë ndryshim:

Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, e vendosur për personin në hetim E.A., me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i këtij Kodi;
Urdhërohet personi nën hetim E.A. që të mos largohet nga banesa e tij, e cila ndodhet në “***”, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton;
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E.A. nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij. 

 

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon statistikat: 39% e listës janë gra, 18% janë të rinj, diaspora ka 7 përfaqësues

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri publike statistikat brenda Partisë Demokratike për përfaqësimin në parlament …