Berisha: Aksi Milot-Lezhë-Shkodër do të jetë përparësi e të gjitha përparësive! Autostrada Tiranë-Durrës do zgjerohet me 3 korsi

Gjatë prezantimit të programit për transportin dhe infrastrukturën, kryetari i PD, Sali Berisha ka paraqitur edhe projektet që do të realizohen gjatë qeverisjes së PD në vitet 2025-2029.

Berisha tha se, aksi Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi e të gjitha përparësive, duke u zgjeruar dhe duke u sjellë në standardet e duhura. Gjithashtu Berisha u shpreh se, edhe autostrada Tiranë-Durrës do zgjerohet me tre korsi në të dy krahët.

“Pra, nuk ka një vend të dytë në botë që të ketë përdorur infrastrukturën dhe projektet e saj për të vjedhur një komb, për të vjedhur një popull siç ka vepruar qeveria e Edi Rramës.

Kjo është e vërteta.

Sigurisht kjo praktikë do ketë një audit të thellë dhe ata të cilët kanë vjedhur dhe shpërdoruar 12 miliardë euro, ata do përgjigjen gjer në një para shqiptarëve për këtë shpërdorim të padëgjuar.

Projekti ynë është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për transportin rrugor.

Nuk ka dyshim që ne do përfundojmë punët e nisura që nuk sosën kurrë nga këta.

Milot-Lezhë-Shkodër është përparësi e të gjitha përparësive.

Të gjithë ata që studiojnë fluksin e makinave, numri më i madh i tyre i hyrjeve në Shqipëri pas rrugës së Kombit është Muriqani dhe Hani i Hotit. Janë të fundit.

Bëhet e zhbëhet një tender se si të rriten çmimet Milot-Balldre.

Për ne, përparësi absolute ka së pari zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me tre korsi dhe korsi urgjence në dy anët.

Së dyti, rruga Milot-Shkodër. Zgjerimi i kësaj rruge është kusht, është emergjencë sot.

Natyrisht përfundimi në kohë i rrugëve që po u harrohet emri. Ato janë shumë të domosdoshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …