Do të ndërtojmë unazën periferike të Shqipërisë! Do i rikthehemi me vendosmëri infrastrukturës rurale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit për infrastrukturën, Berisha u shpreh se, unaza periferike e Shqipërisë është arteria e mbajtjes gjallë, e vitalizmit, e shfrytëzimit të të gjitha pasurive të pafundme që këto zona kanë, ne i rikthehemi asaj.

“Një projekt tjetër shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm do të jetë unaza e Shqipërisë. Unaza periferike, e cila do të qarkojë Shqipërinë. Duhet të qarkojë Shqipërinë.

Është projekt shumë i vjetër.

Të mos harrojmë se rruga e parë automobilistike në Shqipëri është segment i kësaj unaze, Delvinë-Devoll.

Ne punuam në këtë unazë jo pak.

Nga Valbona në Gjoricë. Punuam në aksin Gjoricë-Librazhd dhe në segmente të tjera.

Natyrisht kjo është rrugë shumë e rëndësishme sepse kemi të bëjmë me më shumë se një të tretën e territorit të vendit, i cili në qoftë se nuk urbanizohet, zbrazet, zbrazet, zbrazet. Braktiset, braktiset, braktiset.

Ne patëm një koncept shumë të drejtë për fshatin. Banorët e fshatit duhet të kenë infrastrukturën e njëjtë me të qytetit, rrugët, ujësjellësat, kanalizimet, shkollat. Përndryshe pse do të jetojë ai aty.

Pra në këtë kontekst ne i rikthehemi infrastrukturës së Shqipërisë rurale me vendosmërinë më të madhe.

Unaza periferike e Shqipërisë është arteria e mbajtjes gjallë, e vitalizmit, e shfrytëzimit të të gjitha pasurive të pafundme që këto zona kanë.

Në i rikthehemi asaj.

Nuk ka dyshim që sot më kryesorja në infrastrukturë është mirëmbajtja e rrugëve.

Shumat e caktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë qesharake. Në buxhetin e fundit janë 30 ose 35 milionë.

Ndaj dhe rrugët shpërbëhen. Rrugët e tyre prishen edhe pa u ndërtuar, siç është parë.

Jo, ne do i japim përparësi absolute mirëmbajtjes së rrjetit rrugor.

U krijuan autoritetet e mirëmbajtjes së rrugëve, ato do të fuqizohen”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …