Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratën për media u shpreh se, të gjithë ministrat me dosje kuintalëshe mbi shpinë u futën njëri pas tjetrit në listën e mbrojtur, për shkakun e vetëm se kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën.
Berisha tha se, ata që nuk kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën, por kanë ngrënë dardha veçmas, ata morën udhët, morën urët. Kjo është e vërteta.
“Ndërkohë, shqiptarët panë listën e Skapit në krahun tjetër. Të gjithë ministrat me dosje kuintalëshe mbi shpinë u futën njëri pas tjetrit në listën e mbrojtur, për shkakun e vetëm se kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën.
Se ata që nuk kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën, por kanë ngrënë dardha veçmas, ata morën udhët, morën urët. Kjo është e vërteta.
Ministrat, si Lubia, si Mazniku 1000 euro bifteku. Si Lubia, që ka administruar 12 miliardë euro të shqiptarëve kanë avulluar në drejtime më të paditura.
Klosi, që është simboli i bixhozit, dhe e kuptoni ju vetë se çfarë do të thotë të jesh simbol i bixhozit, që le edhe lëkurën tënde peng.
E keni lexuar ju, ’24 orë nga jeta e një gruaje’ të Stefan Zvajkut?
Iu lutem qytetarëve, lexojeni këtë tregim për të patur idenë e plotë se çfarë përfaqëson Blendi Klosi, Blendi i Bixhozit.
Shalsi, që sa shkoi përgjaku Kukësin. Shalsi, që iu qahej të tjerëve se mbetën tek vjehrra 8 apartamente, kur iku nga bashkia.
Listë të mbyllur. Po Çuçi, që i detyrohet familjarisht 10 milionë euro të vjedhura, të përvetësuara nga Delina, që në rast se taksapaguesit amerikanë kërkojnë t’iu kthehen paratë, këto i konvertohen në vite burgu.
Po Vengu? Dezertori i NATO-s. Një nga anëtarët e çetës 5B. Edhe ai në mbrojtje, sepse kreu detyrën me ngarkesat e kokainës dhe të tjera.
Po Nikua? Peleshi, mbi të cilin rëndojnë afera nga më të rënda, firma ndër më të zezat. Qytetarët korçarë e kanë të qartë, se kush ka firmosur në vendin e Edi Ramës për djegësin e Elbasanit. E garantoj Nikon se, edhe mandat mbi mandat të marrë, drejtësisë nuk do i shpëtojë.
Jo, jo dale, se këto u injoruan mbrëmë në komente, por do i themi gjërat troç!
Njeriu që do ta mbulonte me blozë për xhepat e vetë Korçën me termocentrale. Po çfarë është lista e mbyllur e Edi Ramës?
Lista e mbyllur e Edi Ramës është lista e Skapistëve, e atyre që hyjnë e dalin në Skap dhe që shkojnë me paturpësinë më të madhe për t’u kërkuar votën qytetarëve për t’u mbrojtur nga Drejtësia.
A është kështu, apo jo?
Më thoni mua. Po pse, vetëm Anila Denaj do të shpqrlajë të gjithë këtë qeveri të korruptuar? Nuk mund të ndodhë kjo.
Ajo është mëkatare e padiskutueshme, por absolutisht Mirela është jo më pak. Ju them unë ju.
Pra, lista e mbyllur është lista e mafies, është lista e Skapit e Edi Ramës”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD