Lista e patronazhistëve/ Berisha: Rama s’mund të mbulojë problematikat e tmerrshme të emrave që u paraqiti shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha e cilëson të tmerrshme listën e patronazhistëve, që Rama u serviri shqiptarëve, duke shtuar se ai nuk mund t’i mbulojë dot problematikat e emrave të bërë publike nga PS.

Në deklaratën për media, kryedemokrati tha se më 11 maj, patronazhistët, qytetarët do t’i ndëshkojnë përmes votës kundër.

“Të shkojmë tek lista e hapur. Të na thotë pak, çfarë është lista e hapur? Hajdutë dhe patronazhistë.

Po Ceno Klos të dytë nuk bën. Po ta krahasos Ceno Klosin me Petro Koçin, të del Petroja qelibar, pak me thënë.

E kuptoni ju, apo jo?

Pra, lista tjetër është patronazhistë dhe pastaj të tjerë kërkoni në gugëll. Mos harroni, kur t’ua dëgjoni emrat, klikoni në gugëll se çfarë janë.

Mungesë totale respekti ndaj qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhësve shqiptarë.

Le të përpëlitet sa të dojë. Le të flasë me veten nga mëngjesi gjer në darkë, atë monologun e mëngjesit ta vazhdojë gjithë ditën, por Edi Rama me asgjë nuk mund të mbulojë problematikat e tmerrshme të listës që iu paraqiti shqiptarëve.

Ato do i mbulojë 11 maji, dita në të cilën shqiptarët do ndëshkojnë me votën e tyre Edi Ramën dhe shpurën e tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama dhe Balla po përbaltin heronjtë e luftës sepse janë antishqiptarë që kanë shitur shpirtin e tyre

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, prej ditësh Edi Rama dhe Taulant Balla kanë publikuar …